Biznesmeni Sulaj për akuzat e Berishës: Në Shqipëri, biznesin e konsiderojnë anëtar partie

I përmendur nga ish-kryeministri, madje edhe i akuzuar se e ka kërcënuar përmes mesazheve telefonike, biznesmeni Besnik Sulaj ka reaguar gjatë pasdites së sotme përmes një e-mail.

I njohur si ‘Beso i Tajvanit’, Sulaj shprehet se ka qenë 15 vite nën përndjeke politike.

Reagimi i plotës:

Mendoj qe ky eshte nje episod i pakendshem per te gjithe. Shpresoj qe asnje biznesmen dhe asnje qytetar te mos perndiqet politikisht si une per me shume se 15 vjet periudhe gjate se ciles jo vetem me kane detyruar te paguaj gjoba por mjerisht jam bere pjese e leksikut poitik te ketyre viteve, une punoj drejt! Gjithkush mund ta kontrolloje punen time. Une nuk dua qe femijet e mij ashtu sic deshiroj per femijet e kujtdo tjeter te rriten ne nje vend ku barra e proves bie mbi te akuzuarin dhe ku politika nuk e respekton biznesin por e ben ate antar partie.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button