Mesazh kërcënues për Berishën nga “Beso i Tajvanit”

Ish-kryeministri Berisha thotë se ka marrë një mesazh kërcënues nga Besnik Sula, pronari i kompleksit “Taiwan” në qendër të Tiranës. Përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se ky kërcënim lidhet me denoncimet e tij të fundit për konçensionin e parkingut nëntokësor në Parkun Rinia. Berisha i referohet Besnik Sulës si “çorapja e partisë”. Duke theksuar edhe njëherë se ky konçension është aferë korruptive e kryeministrit Rama dhe vëllait të tij Olsi, Berisha shkruan

“Pas ketij statusi, Edi Rama urdheron fallangat e tij te krimit, pikerisht personin qe kur policia i arrestoi te vellane si megatrafikant Rama detyroi Saje qorrin t’u telefononte per ti siguruar se nuk e kishin nga ai arrestimin por nga SHISH dhe Prokuroria, te heqin çorapen nga koka dhe te nxjerrin ne shesh fytyren e vertet te Edi Rames, te kercenojne ne emer te tij sa vijon: “Beso i Tajvanit jam. Po si ste vjen turp qe ke 15 vjet qe meresh me mua! Tani qe je deputet i thjeshte po e kuptoj qe e ke personale. Dhe une te garantoj qe do ta bej me shume se personale. Tani do me njofesh”, thuhet në postimin e Berishës.

Më tej ish-kryeministri shprehet se pavarësisht këtyre kërcënimeve, ai nuk do të pengohet për denoncimin publik të aferave korruptive dhe lidhjeve të krimit. Ai e akuzon Ramën si kryeministrin e vetëm të planetit të njohur si “Mr. 20%” kur ishte kryebashkiak. Berisha e mbyll shënimin e tij të gjatë me fjalët:

“Ne te gjitha aferat e pista te Beqeve te tu, ti je aksionisti kryesor ndaj dhe del ne çdo rast ne krah te tyre! Me kete rast dua te te them se je absolutisht i pashprese, drejtesia edhe vonon por ti dhe organizata jote kriminale nuk do ti shpetoni kurre asaj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button