Kosova do ta ketë kodin telefonik +383

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka njoftuar se Austria ka aplikuar dje pranë ITU-së për kodin telefonik të Kosovës.

“Konfirmimin zyrtar për aplikimin e Austrisë e kemi marrë nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasada e Austrisë në Kosovë”, ka thënë ministrja Tahiri.

Ministrja ka theksuar se kodi telefonik i Kosovës do të jetë 383 dhe marrja e kodit ndërkombëtar i mundëson Kosovës njohje dhe sovranitet ndërkombëtar në fushën e telekomunikacionit.
Sipas planit për zbatim, ITU-ja do t’ia alokojë kodin telefonik Kosovës në pjesën e parë të muajit mars 2016. Kodi i ri unik 383 i Kosovës do të përdoret në tërë territorin e vendit dhe nga të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse.
Kostot e përgjithshme të shkaktuara deri tani nga mungesa e kodit telefonik kanë arritur shifrën në mbi 200 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button