Nuk kanë të ndalur trukimet në Itali, shfaqet emri i Igli Tares

Në valën e re të skandalit të  trukimeve në Itali pas blicit të fundit të prokurorisë del në skenë edhe emrin e Igli Tares edhe pse nuk bëhet fjalë për një akuzë të drejtëpërdrejtë për ish sulmuesin e kombëtares shqiptare të futbollit, aktualisht drejtor sportiv i Lazios. 

Sipas të përditshmes më të rëndësishme sportive përtej Adriatikut, Gazzetta dello Sport, Tare ka pasur kontakte me një nga personat e arrestuar, Francesco Bazzani i cili ka patur lidhje të rregullta me botën e futbollit.

Siç shkruan “Gazzetta” në 30 prill të 2013-ës Broki i ka siguruar Bazzanit një biletë për të ndjekur Lazio-Bologna të 5 majit, e përfunduar me rezultatin 6-0. Bazzani i bëri të ditur Brochit se dëshiron të vizitojë Formellon, por ish mesfushori i është përgjigjur duke i thënë se për këtë shërbente autorizimi i Tares, drejtorit sportiv të Lazios. Gjithsesi Bazzani nuk tërhiqet dhe gjatë ndeshjes së 5 majit, në brendësi të Olimpicos ka komunikuar me një zonjë që ishte ulur pranë Tares duke i kërkuar që ti kalojë në telefon shqiptarin.

Gjithmonë duke ju referuar Gazetta-s kaq ka mjaftuar për prokurorinë për të arritur në përfundimin se ekziston një raport mes Bazzanit dhe Tares, por jo vetëm kaq, sipas hetuesve kur Bazzani i ka kërkuar zonjës në fjalë nëse kishte mbërritur edhe Lotito, duke marrë një përgjigje pohuese arrihet në deduksionin se Bazzani dëshironte të fliste  me Taren në vend të presidentit lacial të cilin ende nuk e kishte parë të mbërrinte.

Vala e re e skandalit të trukimeve duket se është një tsunami me të gjitha efektet shkatërruese për futbollin italian.

Nuk bëhet fjalë vetëm për Milanin. Sipas propkurorisë së Kremonas ekzistojnë dyshime edhe për ndeshjet e Lazios, Interit dhe Juventusit. Përvec Milan-Lazio të shkurtit 2011 po zhvillohen hetime edhe për Juventus-Lazio të 11 prillit 2011 dhe Palermo–Inter të 28 prillit 2013.

Mes të hetuarve janë dhe 4 ish futbollistë të Bolonjës që kontaktoheshin në telefon nga Bazzani për të tentuar të fiksonin ndeshjet ku ishin të përfshirë. Për ndeshjet e Albinoleffes personat që ju referoheshin ishin Nicola Mingazzini dhe Davide Bimbardini, për Modenën Leonardo Colucci dhe Claudio Belluccci.

Në hetimin e prokurorisë së Kremonas  janë përfshirë dhe futbollistë në aktivitet, Claudio Terzi dhe Fabrizio Grillo.

I pari aktualisht te Palermo ndërsa i dyti është një futbollist i Sienës. Por vec takimeve që u përmendën mes 53 ndeshjeve të sezonit të fundit (2012-2013) që kanë përfunduar në lenten zmadhuese të Prokuroisë së Cremonas nuk janë vetëm takime të Serisë B dhe Lega Pro. Spikasin edhe ndeshje të tjera të Serisë A Palermo – Bolonja e 13 prillit 2013 e përfunduar me rezultatin 1-1, Pescara –Siena e 13 prillit 2013 2-3, Palermo – Inter e 28 prillit 2013 (1-0), dhe Parma –Atalanta e 5 majit 2013, (2-0)./ Supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button