UEJL marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Johnson Controls

Universiteti i Evropës Juglindore sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Johnson Controls. Qëllimi i këtij memorandumi  është këmbimie përvojave  në mes këtyre dy subjekteve në sfera të ndryshme, ku do të ketë përfitime të dy anshme, në bazë të këtij memorandumi, studentët e UEJL-së, do të kenë mundësi që të kryejnë praktikën në kompaninë Johnson Controls.

Menaxheri i kompanisë  Johnson Controls, Makram Ghribi  tha se  kjo marrëveshje  ka për qëllim trajnimin e studentëve për një periudhë kohore 4 vjeçare, për shpërndarjen e njohurive, zgjidhjen e problemeve si dhe do tu japim përkrahjen e mjaftueshme në të ardhmen, për njohjen e teknologjisë  së avancuar të cilën e shfrytëzon kjo kompani.        

Lajme të ngjashme

Back to top button