MPJ e Turqisë reagon për sulmet ndaj misioneve diplomatike të Arabisë Saudite në Iran

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë duke kujtuar se duhet garantuar siguria e ndërtesave të misioneve diplomatike dhe konsullore të cilat kanë të drejtë të imunitetit të plotë, deklaroi se sulmet ndaj misioneve diplomatike të Arabisë Saudite në Teheran dhe Meshhed nuk janë pranueshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga kjo ministri, duke u shprehur shqetësimet për sulmet ndaj misioneve diplomatike dhe konsullore të Arabisë Saudite në Iran thuhet se: “Sipas Konventave të Vjenës në lidhje me Marrëdhëniet Diplomatike dhe Konsullore, ndërtesat e misioneve diplomatike dhe konsullore kanë të drejtën e imunitetit të plotë. Shteti i cili i ka pranuar këto është obliguar për të garantuar sigurinë e këtyre vendeve. Në këtë drejtim nuk mund të pranohen sulmet kundrejt misioneve të Arabisë Saudite në Teheran dhe Meshhed”.

“Turqia dëshiron që tensionet mes dy vendeve mos të sjellin efekte negative mbi sigurinë, stabilitetin dhe paqen e rajonit. Të ndalet sa më shpejt gjuha e kërcënimit dhe të kthehet gjuha e diplomacisë dhe të veprohet në mënyrë të matur”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button