Gjykata Evropiane dënon Rusinë për shkeljen e të drejtës për protesta të qeta

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka dënuar Rusinë për shkelje të të drejtave dhe lirive për mbledhjen dhe protestimin e qytetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata sot mori vendim lidhur me padinë e cila është ngritur pas protestave të cilat në Moskë u mbajtën më 6 maj të vitit 2012, për shkak të pohimeve për parregullsi gjatë zgjedhjeve të atëhershme presidenciale dhe parlamentare në Rusi.

Padinë kundër Rusisë para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ngriti qytetari rus Jevgenij Frumkin i cili gjatë demonstratave të lartpërmendura është arrestuar, e më pas është dënuar me 15 ditë burg.

Në aktvendimin thuhet se Rusia ka shkelur dispozitat e Marrëveshjes evropiane për të drejtat e njeriut e cila ka të bëjë me lirinë e tubimit dhe protestës së qetë, procesit të drejtë të personave të arrestuar dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Sipas aktvendimit, Rusia është e obliguar që parashtruesit të padisë Frumkin t’i paguajë 32 mijë euro dëmshpërblim, që përfshinë edhe shpenzimet e procesit gjyqësor.

“Rusia është fajtore meqë nuk ka siguruar rend dhe paqe gjatë demonstratave të cilat më parë i aprovuan zyrtarët e këtij vendi”, thuhet në aktvendimin.

Frumkin në padinë akuzoi Rusinë se ka parandaluar mbajtjen e marshit të qetë protestues në rrugët e Moskës që më herët i aprovoi pushteti, pasi demonstrantët kaluan në metodën e protestës duke qëndruar ulur në rrugë, një numër i madh i tyre u arrestuan dhe ndaluan në paraburgim. Parashtruesi i padisë pohon se arrestimet më vonë edhe procesimet kanë qenë jotransparente dhe të padrejta.

Gjatë demonstratave u arrestuan edhe tetë persona të cilët më vonë u dënuan me burg në koëhzgjatje dy deri në katër vjet.

Rusia është vendi kundër të cilit në Gjykatën Evropiane për të drejtat e Njeriut është ngritur më së shumti padi dhe e cila ka më së shumti aktvendime gjyqësore në këtë institucion ndërkombëtar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button