Kuvajti tërheq ambasadorin nga Irani

Autoritetet e Kuvajtit njoftuan se kanë marrë vendim për tërheqjen e ambasadorit të tyre nga Irani, raporton Anadolu Agency (AA).

Kuvajti ka dënuar sulmin e së shtunës ndaj përfaqësive diplomatike të Arabisë Saudite në Iran dhe vendimi i sotëm për pezullimin e marrëdhënieve diplomatike me Teheranin zyrtar është marrë në aleancë me Riadin.

Autoritetet e Arabisë Saudite të shtunën në mëngjes njoftuan se kanë ekzekutuar 47 persona të dënuar për terrorizëm në këtë vend, ndërsa në mesin e tyre edhe liderin fetar shiit al-Nimr. Irani dënoi ashpër  këtë hap të autoriteteve saudite, ndërsa gjatë protestave në Teheran është djegur ambasada saudite, dhe u sulmua konsullata në Mashhadu

Arabia Saudite për këtë shkak ndërpreu marrëdhëniet diplomatike e më vonë edhe ekonomike me Iranin. Të njëjtin vendim e morën edhe autoritetet e Bahreinit, ndërsa Sudani mori vendim për deportimin e ambasadorit iranian nga Khartumi dhe tërheqjen e të vetit nga Teherani.

Shqetësim për shkak të krizës aktuale në marrëdhëniet Riad-Teheran shprehën Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, SHBA-të, Britania e Madhe dhe shumë vende të tjera. Turqia, Kina dhe Britania e Madhe bënë thirrje që të ulen tensionet, ndërsa Rusia shprehu gatishmërinë të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me dy vendet dhe të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button