Janë dhënë 1.422 vërtetime të reja për të drejtën e azilit

Në 24 orët e fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 1.422 shtetas të huaj, prej të cilëve 637 janë të gjinisë mashkullore.

Në 24 orët e fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 1.422 shtetas të huaj, prej të cilëve 637 janë të gjinisë mashkullore, 292 të gjinisë femërore, 488 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe pesë fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njiohjen e së drejtës së azilit, njofton MIA.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, kumton sot MPB-ja, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 571, Afganistanit 564 dhe Irakut 287.

Në periudhën nga ora 00:00 e 01.01.2016 deri në orën 24 të 04.01.2016, janë dhënë vërtetime për gjithsej 8.923 shtetas të huaj, nga të cilët 3.663 janë të gjinisë mashkullore, 1.893 të gjinisë femërore, 3.335 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 32 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njiohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë 3.587 pastaj të Afganistanit 3.057 dhe Irakut 2.279.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button