Marrëdhëniet plot tension mes Iranit dhe Arabisë Saudite, ja si rrodhi historia

Ekzekutimi i dënimeve me vdekje për 47 persona në Arabinë Saudite brenda të cilëve ishte edhe kleriku Shiit, Ajetullah Nemr Bakır en-Nemr si dhe djegia e ambasadës së këtij vendi në Iran çoi në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të cilat prej vitesh janë të mbushura me tensione, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Arabisë Saudite pas vendosjes së sistemit me epiqendër medh’hebin i ardhur përmes një revolucioni në Iran filluan ta shohin këtë vend si një rival në rajon dhe ky kontekst ka ndjekur të gjitha marrëdhëniet me Teheranin deri në ditët e sotme.

Kjo është kronologjia e marrëdhënieve plot tension mes Iranit dhe Arabisë Saudite:



– Ambasada e Arabisë Saudite në Iran në vitin 1968 u mësymë. Në këto ngjarje një diplomat humbi jetën. Rijadi zyrtarë ndërpret marrëdhëniet me Iranin. Në vitin 1991 këto marrëdhënie u normalizuan përsëri.

– Pushtimi i Irakut nga SHBA-ja dhe kalimi i drejtimit të vendit grupeve Shiite në këtë vend në vitin 2003 rriti ankthin ndaj sigurisë të Rijadit.

– Rivali e grupeve të mbështetura nga Arabia Saudite në Liban, Hisbullah me hyrjen në luftë me Izraelin në vitin 2006 fitoi epërsi psikologjike dhe politike relative. Ky veprim u komentua si ngritja politike e grupeve Shiite në këtë vend.

– Rritja e pranisë së Shiitëve në Irak si dhe rritja e pritshmërive të këtyre grupeve të cilat janë pakice në vendet e Gjirit rriti shqetësimet e qeverive të këtyre vendeve.

– Arabia Saudite në vitin 2008 rriti presionet kundër SHBA-së duke pretenduar se prania e Iranit në Irak po rritej.

– Arabia Saudite dërgoi forcat e armatosura në vitin 2011 për të shtypur protestat në Bahrein të cilat drejtoheshin dhe mbështeteshin nga lëvizja Shiite në këtë vend.

– Dy iranianë u arrestuan në vitin 2011 pasi u akuzuan se kishin planifikuar të vrisnin ambasadorin e Arabisë Saudite në atë kohë, në Washington, Xhubejr. Momentalisht Xhubejr ndodhet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite.

– Në luftën civile të Sirisë, 2011 – 2015 Irani dhe grupi Shiit, Hisbullah ishte në anën e regjimit të Asadit, ndërsa Arabia Saudite ishte në krahun e opozitarëve. Irani dhe grupet e tjera Shiite në rajon dërguan ushtarë dhe armatime duke marrë pjesë drejtpërdrejt në luftën kundër grupeve opozitare në këtë vend.

– Grupi Husi në Jemen me ndihmën e Iranit kaloi nën kontrollin e tij një pjesë të mirë të këtij vendi në vitin 2015. Presidenti i vendit Hadi u strehua në Riad. Ndërkohë një koalicionin ndërkombëtarë i kryesuar nga Arabia Saudite filloi një ofensivë në Jemen kundër grupit Shiitë, Husi.

– Irani korrikun e vitit të kaluar arriti një marrëveshje për çështjen e programit bërthamor. Arritja e një marrëveshjeje dhe normalizimi i marrëdhënieve me vendet e Perëndimit do të çonte në lëvizjen më të lirshme të Iranit në rajon. Kjo gjë e shqetësoi së tepërmi Arabinë Saudite dhe vendet e Gjirit.

– Qindra haxhinj iranianë humbën jetën në ngjarjet e Mina-s vitin e shkuar. Irani akuzoi Arabinë Saudite se kjo gjë ka ndodhur për shkak të neglizhencës në organizim.

– Muajin e kaluar dy zëvendës ministra Të Iranit dhe Arabisë Saudite u takuan për të parë mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

– Tre ditë më parë Arabia Saudite ekzekutoi vendimin për varjen e 47 personave, pjesë e të cilëve ishte edhe kleriku Shiitë, Nemr. Pas kësaj ngjarjeje Ambasada e Arabisë Saudite në Teheran u dogj dhe si rrjedhojë Riadi zyrtar deklaroi si person të padëshirueshëm ambasadorin e Iranit në Arabinë Saudite

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button