Ministria e Kulturës: Leja e IMM­-së i është marrë sepse ka shpenzuar më shumë se nga limiti ligjor

­ Ministria e Kulturës informon se leja për menaxhim kolektiv me të drejtat e artistëve, artistët muzikorë dhe prodhuesit e fonogrameve në Industrinë e muzikës të Maqedonisë ­ IMM i është marrë sepse në vitin 2014 ka shpenzuar 81,5 për qind nga mjetet e grumbulluara në para për punën e organizatës (paga për të punësuarit, honorarët, qira dhe të ngjashme), më shumë se nga limiti i lejuar ligjor i cili arrin 15 për qind për këtë qëllim.

Në kumtesë, Ministria e Kulturës thekson se ashtu si deri më tani edhe në të ardhmen prioritet do të jetë mbrojtja e të drejtave autoriale dhe sistemimi i drejtë i mjeteve me të cilat në mënyrë të duhur do të vlerësohet puna krijuese e bartësve të të drejtave (autorët, interpretuesit, prodhuesit e fonogrameve…) dhe se nuk do të lejojë punë të kundërligjshme në llogari të bartësit të të drejtave. Vendimi me të cilin Industrisë muzikore të Maqedonisë i është marrë licenca nga Ministria e Kulturës hyri në fuqi më 1 janar të vitit 2016. fb/mp/11:26

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button