Përmbytet varka me refugjatë në Egje, 8 të vdekur dhe 2 të zhdukur

Të paktën tetë refugjatë e kanë humbur jetën pasi varka me të cilën ishin nisur u përmbyt në Ayvalik në Balikesir të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Ayvalikut, Namik Kemal Nazli, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se varka për të cilën mendohet se është nisur nga lagjja Dikili të Izmirit dhe ka patur 22 refugjatë, për shkak të motit të keq është fundosur në Ayvalik të Balikesirit.

“Për fat të keq deri tani kemi gjetur 8 trupa të pajetë”, u shpreh guvernatori Nazli. Ai shtoi se 12 persona janë shpëtuar nga mbytja.

“Jemi në kërkim të dy personave të zhdukur. Refugjatët supozohet se janë me origjinë nga Iraku, Algjeria dhe Siria”, tha Nazil.

Ekipet vazhdojnë të punojnë në terren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button