Për festat e Vitit të Ri në Shkup 40 aksidente

­ Policia rrugore në katër ditët e fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit ka kryer ekspertizë në gjithsej 40 aksidente rrugore, njofton MIA.

Më 31 dhjetor, policia rrugore ka kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente. Prej tyre, gjashtë janë me pasojë dëm material dhe katër me pasojë lëndim trupor, në të cilat me lëndime më të lehta kanë kaluar një shofer veture dhe pesë bashkëudhëtarë. Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndim të rëndë trupor, në të cilën lëndime të rënda ka marrë një këmbësor.

Më 1 janar policia rrugore ka kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente. Prej tyre, njëra është me pasojë dëm material dhe pesë me pasojë lëndim trupor, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë gjashtë shoferë, dy bashkëudhëtarë dhe një këmbësor. Ka ndodhur edhe një aksident me lëndime të rëndë trupor, në të cilën lëndim të rëndë trupor ka marrë një bashkëudhëtar, ndërsa lëndime trupore një shofer.

Policia rrugore më 2 janar ka kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente. Pesë prej tyre me dëm material dhe dy me pasojë lëndim trupor, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë të një automjeti motorik, dy bashkëudhëtarë dhe një këmbësor. Dje policia rrugore ka kryer ekspertizë në gjithsej 15 aksidente rrugore. Prej tyre, gjashtë janë me pasojë dëm material dhe shtatë me pasojë lëndim trupor, në të cilat me lëndime më të lehta trupore kanë kaluar katër shoferë, dy bashkëudhëtarë dhe tre këmbësorë. Kanë ndodhur edhe dy aksendte me pasjë lëndim të rëndë trupor, në të cilat lëndime trupore kanë marrë edhe një këmësor dhe një shofer veture. Katër ditet e kaluara nga policia rrugore janë zbuluar dhe sanskionuartetë shoferë, të cilët kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit dhe janë larguar nga trafiku. Njëzet e katër shoferë nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë, si dhe katër shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e dritave rrugore në udhëkryqe.

Për sot nuk ka të paralajmëruara ngjarje të jashtëzakonshme, me çka pritet qarkullimit të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullativës ekzistuese rrugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button