Stamboll, nga rrjedhja e gazit vdes nëna me tre fëmijët e saj

Një incident tragjik i shkaktuar nga rrjedhja e gazit në një banesë në Stamboll ka shkaktuar vdekjen e një nëne bashkë me tre fëmijët e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Hediye Uzumcu bashkë me tre fëmijët e saj, Baranin 9, Rojhadin 6 dhe Zeynepen 4 vjeçare vdiqën nga helmimi me monoiksid karboni, thuhet në raportin e policisë.

Katër trupat u nxorën nga banesa në lagjen Gaziosmanpasha të dielën në mbrëmje pasi babai gjeti anëtarët e familjes së tij pa shenja jete dhe thirri ambulancën.

Një ngrohëse me gaz dyshohet paraprakisht të ketë shkaktuar tragjedinë.

Fqinjët tregojnë se nëna kishte vendosur fëmijët në gjumë në dhomë ku ka pasur ngrohëse me gaz, pasi edhe autoritetet kishin zbuluar gjurmë të monoksidit të karbonit dhe gaz natyror në dhomë.

Ndërkohë, monoksidi i karbonit është gaz pa ngjyrë, ndërsa kur thithet shkon drejtpërdrejtë në gjak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button