Një shkupjan me thikë ka tentuar ta vrasë bashkëshorten

­ Paraburgim prej tridhjetë ditëve ka marrë një shkupjan 44 vjeçar, i cili të dielën e ka sulmuar bashkëshorten e tij, pas së cilës me përdorimin e thikës dhe satërit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Prokurori publik ka marrë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese për shkupjanin 44 vjeçar për vepër të kryer penale vrasje në tentativë. Në dhunën familjare që ka përfunduar me delikt të përgjakshëm, dëshmitar ka qenë edhe njëri nga tre fëmijët e partnerëve të martuar. Pas veprës së kryer penale, i dyshuari është privuar nga liria, informojnë sot nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Prokuroria publike ka parashtruar propozim deri te gjykatësi në procedurë paraprake për përcaktim të masës së paraburgimit kundër të dyshuarit. Propozimi, siç qëndron në kumtesë, është pranuar nga gjykata, kështu që me vendim të dyshuarit i është caktuar paraburgim prej tridhjetë ditëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button