Shkup, autoritetet angazhohen për normalizimin e qarkullimit pas motit të keq

Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm kanë hedhur 280 tonelatë kripë për pastrimin e rrugëve dhe bulevardeve nga bora dhe shtresat e akullit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot ekipet e ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” janë në terren dhe po bëjnë pastrimin e rrugëve dhe trotuareve nga mbetjet e akullit, ndërsa e angazhuar është edhe Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Siç njofton zyra për informim, autoritetet e Shkupit janë duke monitoruar situatën në mënyrë që të ndërhyhet sipas nevojës.

Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët për drejtim të kujdesshëm të automjeteve dhe respektimin të kushteve në trafik, ndërsa rikujton se Qyteti i Shkupit ka në juridiksion disa rrugë dhe bulevarde, ndërsa pjesa tjetër është nën kompetenca të komunave të cilat janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Qyteti i Shkupit u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve tregtare në qytet dhe të gjithë qytetarëve, që në rast të reshjeve më të mëdha të borës, të respektojnë detyrimet ligjore dhe të pastrojnë akullin dhe borën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button