Adem Grabovci ndërmjetëson takimin Thaçi-Limaj

Thirrja e Kuçit drejtuar Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit është autorizuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Krerët e PDK-së po përpiqen të shpëtojnë partinë nga ndarja. Sinjalet për pajtim mes themeluesve të kësaj partie, i ka thënë zv.kryeministri Hajredin Kuçi në një intervistë televizive para pak ditësh, ku ai ka theksuar se Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj e kanë derën hapur për t’u rikther në pozitat e mëparshme.

Krasniqi ka qenë sekretar i përgjithshëm, ndërsa Limaj nënkryetar. Burimet e kosova sot brenda PDK-së bëjnë të ditur se thirrja e Kuçit, është autorizuar nga kryetari Thaçi dhe zv.kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

Sipas këtyre burimeve, është duke u planifikuar një takim Thaçi- Limaj, për ta shpjeguar në terës situatën e krijuar tash e disa kohë, pas çarjeve që kanë ndodhur mes tyre.

Ndërmjetësi i caktuar, raportohet së është shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Prej disa muajsh është paralajmëruar se Limaj dhe Krasniqi do të themelojnë parti të re, të cilës mund t’i bashkëngjiten edhe të pakënaqurit e tjerë në PDK, ndërsa në zgjedhjet lokale ata kanë mbështetur iniciativat qytetare dhe kanë kërkuar votat për to, në garë me PDK-në.

Lajme të ngjashme

Back to top button