Promovim i 20 titujve nga projekti i ri kapital qeveritar

­ Autobiografi dhe monografi për personalitete të njohura botërore, sport, shëndet, jetë dhe ushqim, përkthim i veprave për betejat dhe luftërat më të njohura në histori, si dhe vepra nga arkitektura dhe disenji janë katër sferat e projektit të Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë në kuadër të të cilit sot janë promovuar 20 vepra, raporton MIA.

Siç informoi kryeministri Nikolla Gruevski, bëhet fjalë për projekt me të cilin vazhdojnë angazhimet e Qeverisë së Maqedonisë që të sillet e gjithë ajo që mungon ose nuk ka qenë e kapshme për studentët e Maqedonisë në universitetet e Maqedonisë dhe në përgjithësi për lexuesit e vendit, ndërsa të cilat potencoi janë krijimet më të mira dhe me të kërkuara në botë në secilën nga sferat e theksuara.

“Republika e Maqedonisë në disa vitet e kaluara në tërësi është hapur për literaturën shkencore botërore, ndërsa raftet e shtetit tonë janë bërë më të pasura me qindra libra të rinj nga disaa projekte kapitale… Angazhimi ynë i këtillë vazhdon edhe këtë vit. Ky projekt paraqet vazhdim të investimeve tona në arsim, kulturë, dituri, shkencë, sport, tek të rinjt dhe në përgjithësi në të ardhmen e Republikës së Maqedonisë. Këto sfera edhe në vitin 2016 mbeten një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë”, porositi kryeministri.

Ai theksoi se në pjesën e letërsisë autobiografike, projekti ofron mundësi për lexuesit e Maqedonisë që të njihen nga afër me jetën dhe veprën e personaliteteve jashtëzakonisht të rëndësishme, të cilët me pozicionin e tyre, veprimin dhe arritjet kanë mbetur përgjithmonë të gdhendur në memorien botërore. Dhjetë librat e parë kanë të bëjnë me jetën dhe veprën e Mocartitm Menxahmin Frenklin, Bonapartës, Titos, Hrishçovit, Pjetrit të Madhe, Stiv Xhobsit, Medlin Olbrajtit, Mikelanxhelos dhe Marija Kiris. Fusha e dytë e përfaqësuar në këtë projekt është nga sfera e sportit dhe jetesës së shëndetshme, dhe siç theksoi kryeministri, është në korrelacion me angazhimet shumëvjeçare, fushat dhe masa të Qeverisë për zhvillim të sportit dhe zakoneve jetësore të shëndetshme.

Lidhur me librat nga fusha e betejave dhe luftërave në histori kryetari i Qeverisë theksoi se do të shfrytëzohen për historianët dhe shkencëtarët e Maqedonisë, por edhe publiku më i gjerë. Ata mbajnë shumë informacione të njohura dhe të panjohura dhe informacione interesante për pjesëmarrësit dhe karakteristikat e betejave më të njohura të cilat e kanë përfshirë botën, i kanë ndryshuar popujt dhe shtetet, kanë sjellë migrime të mëdha dhe zhvendosje në përbërjen e popullsisë, ndërsa Maqedonia thotë, nuk ka qenë përjashtim nga dukuritë e tillë edhe në historinë e tyre dhe aktualisht ka shumë gjurmë nga përleshjet e tilla.

Projekti duhet të përfundojë deri në vitin 2018, ndërsa në suaza të tij janë paraparë përkthim dhe shtypja e gjithsej 400 veprave. Sipas programit 150 libra do të jenë nga sfera e përkthimit të biografisë dhe autobiografi, memoare dhe monografi për personat e shquar botëror prej më shumë sferave dhe po aq nga sfera e sportit, jetesa e shëndetshme dhe ushqimit, ndërsa për 50 libra nga sfera e arkitekturës, disenjit, rregullimit të brendshme, ornamentikës dhe skulpturës. Në promovimin sot u prezantuan tituj vetëm nga tre sferat e para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button