Ohër, ambientalistët kundërshtojnë projektet qeveritare

Disa nga projektet e Qeverisë, të cilat parashikojnë ndërtimin e një ski qendre dhe një rrugë përmes Galiçicës si dhe tre zona zhvillimore turistike në rajon do të reflektojnë negativisht në Parkun Kombëtar, liqenin e Ohrit dhe Prespës paralajmërojnë ambientalistët. Ata besojnë se shteti duhet të heqë dorë nga këto projekte, raporton Alsat-M.

“Disa njerëz, disa struktura janë duke u përpjekur ta rrisin vlerën e kësaj hapësire, dhe nga ana tjetër për arsye të panjohura shtyhen projekte të cilat do të shkaktojnë degradimin e këtyre ekosistemeve. Me urdhër të qeverisë disa pjesë të Galiçicës në aspekt të mbrojtjes ishin ulur nga zona të mbrojtura në mënyrë rigoroze në zona më pak të mbrojtura”, tha Trajçe Taleski- Instituti Hidrobiologjik në Ohër.

Lidhur me ndërtimin e një plazhi Mesdhetar në lagjen Lagadin, Taleski tha se në Ohër nuk duhet të ndërtohen projekte që janë kopjuar nga Dubai dhe Arabia Saudite. Për të gjitha këto projekte shteti duhet të konsultohet edhe me Shqipërinë fqinje si rajon kufitar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button