Ibrahimovic drejt Premier Ligës

Agjenti i reprezentuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic ka konfirmuar se klienti i tij ka mundësi transferimin në Premier Ligë.

“Do të dëshiroja ta shihja atë në Premier Ligë. Mendoj se është ligë e duhur për forcën, teknikën dhe atributet e tij. Eshtë një ligë me stadiume të jashtëzakonshme dhe njerëzit jetojnë për futboll”.

“Kemi shumë projekte në tavolinë, mirëpo ai nuk ka vendosur ende. A ka mundësi që ai të shkojë në Angli? Teorikisht, po mundet sepse ai do të jetë lojtar i lirë dhe sigurisht që ka klube që janë interesuar për të. Se si do të përfundojë kjo gjë, nuk kam ide. Më duhet të them se nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit. Ka lidhje të fuqishme me klubin e PSG”, ka përfunduar agjenti.

Kujtojmë se kontrata e sulmuesit 34-vjeçar do të skadojë në fund të këtij sezoni, teksa është zbuluar se Ibrahimovic nuk është duke synuar zgjatjen e kontratës së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button