“Burri pa shenja jete në një dhomë hoteli në Ohër”, padi penale kundër 3 personave

Sektori i Punëve të Brendshme i Ohrit ka lëshuar padi penale ndaj 29-vjeçarit B.U. nga Kraleva e Serbisë, për shkak të dyshimeve për veprën penale “vrasje”. Njëkohësisht, M.P,. 26-vjeç dhe GJ.P. 25-vjeç akuzohen për veprën penale “ndihmesë në vrasje”.

Tre të akuzuarve u është shqiptuar paraburgim prej 30-ditësh, raporton strugalajm.

Sipas dëshmive të policisë, më 1 janar të vitit 2016, rreth orës 2, në kafenenë “Tabana” në rrugën “Car Samoil” në Ohër, ka ndodhur një zënkë verbale ndërmjet dy grupeve, në njërin prej të cilëve ishte edhe i ndjeri, bashkë me dy shokët e vet, ndërsa në anën tjetër qytetarët serbë nga Kraleva.

Tre qytetarët e Ohrit, në mesin e të cilëve ishte edhe i ndjeri, ishin afruar në banakun e kafenesë, ku qëndronin edhe qytetarët serbë. Pas zënkës, personeli kishte arritur t’i qetësonte.

Pasi që i ndjeri ka dalë nga lokali, vrasësi i është vërsulur, duke e goditur në kokë, me çka ai ka ndërruar jetë.

SPB-Ohër ka kryer hetim të hollësishëm, me qëllim zbardhjeje të plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button