“Letërnjoftimet false”, publikohen 424 emra të personave nga Pusteci (DOKUMENT)

“Kam publikuar fakte që MPB ka dhënë dhe ka shtypur letërnjoftime në mënyrë të paligjshme, të personave të cilët nuk kanë dokumente se ku jetojnë”, deklaron ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njofton Portalb.

Sipas Spasovskit, 424 personave nga Pusteci i Shqipërisë, u janë dhënë letërnjoftime në mënyrë të paligjshme, në këtë akt, përveç MPB-së, kanë qenë të përfshira edhe institucione tjera të shtetit, që sipas tij, janë bërë me urdhër të Gruevskit dhe Jankulloskës.

“Do t’ua japim emrat dhe mbiemrat e këtyre njerëzve, numrat amë dhe adresat fiktive e tyre fiktive, për çka do të ngremë padi penale. Nga 20, 30 persona nga këta 424, janë regjistruar në një adresë. Kam bërë vërtetim të Listës Zgjedhore, të gjithë këta 424 persona gjenden në të, që do të thotë se u është mundësuar të votojnë”, tha Spasovski.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button