Basha Ramës: Ky është bilanci i vërtetë i “Kokoshit të Surrelit”

Pas bilancit të ëtij viti nga ana e kryeministrit Rama, përmes një postimi të gjatë në rrjetin social facebook, ka reaguar lideri opozitës Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka bërë një bilanc të qeverisë. Basha shkruan se bilanci i vitit 2015 të “kokoshit të Surrelit” është katastrofik, duke radhitur një sërë problematikash. Sipas Kryedemokratit qeveria e majtë në këtë vit ka rritur çmimin e energjisë elektrike, taksat, borxhin publik si dhe ka hequr nga puna 73 mijë kryefamiljarë. Por nga ana tjetër, thekson Basha, kryeministri “kokosh” i dha tendera familjarëve të ministrave të tij si dhe biznesmenëve që janë pranë kryeministrit.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

“Bilanci 2015 i kokoshit te Surrelit: Rriti cmimin e energjise, nafta me e shtrenjta ne rajon, rriti taksat, rriti borxhin publik, uli konsumin, uli kreditimin, uli eksportin dhe importin, uli pagat dhe nuk rriti pensionet, asnje investim i ri publik, shpunesoi 73 mije kryefamiljare vetem ne shtator-tetor, vodhi 400 milione dollare ne dogana e tatime, 780 milione euro prokurime te drejtperdrejta per tarafin dhe familjaret e tij e te ministrave, dha hekurudha, troje dhe 340 milione euro koncesione per oligarket dhe ortaket e tij, largoi 100 mije shqiptare nga vendi, 200 mije te tjere bene gati letrat, uli ndihmen ekonomike, shendetesia ne kolaps, privatizoi arsimin e larte publik, kandidoi Bushet, Roshet dhe kriminele te tjere per kryebashkiake, emeroi ministrin e brendshem ambasador te krimit te organizuar ne qeveri, ndaloi me ligj hetimin e vjedhjes se shekullit, pagoi me tendera te drejtperdrejte nga parate e gjakut te shqiptareve ndertuesit e vilave te tij ne Surrel, Dardhe e Durres, vodhi dhe shkaterroi zgjedhjet lokale, u shpall nga OSBE kryeministri me i pasur me 200 milione euro pasuri off shore, hapi 5 ekspozita me piktura ne 3 kontinente (duke i nxjerre e futur pikturat kontrabande), arrestoi e burgosi berbere, fermere, gra me femije 4 vjecare per kuponin, liroi Prengen, Ndoken, dhe Ndreun duke i bere shantazh drejtesise, fshehu kerkesen per ekstradim te Mark Frrokut, urdheroi arratisjen e Arben Frrokut, dekoroi xhelatet e diktatures, beri ligjin per te burgosur gazetaret dhe opoziten, refuzoi testin e droges.”- shkruan Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button