Gjermani, numri i refugjatëve arrin në 1.1 milionë

Numri i refugjatëve të regjistruar në Gjermani për vitin 2015 ka arritur në 1 milionë e 100 mijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Çështjeve Sociale në landin e Bavarisë, Emilia Müller deklaroi se në landin e Bavarisë qëndrojnë 160 mijë refugjatë ndërsa pjesa tjetër janë shpërndarë në të gjithë vendin.

Müller bëri thirrje se Gjermania duhet të marrë masa ndaj fluksit intensiv të refugjatëve. “Duhet të parandalojmë këtë migrim me kufizime efektive, sepse Gjermania nuk mund të përballojë më tepër këtë fluks të migrimit”, deklaroi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button