Guinea shpallet e pastër nga Ebola

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur të martën Guinenë të pastër nga virusi i Ebolës, pas mbi 2.500 vdekjeve të shkaktuara nga kjo sëmundje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dyzet e dy ditë kanë kaluar që kur personi i fundit i konfirmuar se ka sëmundjen e Ebolës rezultoi negativ për të dytën herë. Guinea tani po hynë në periudhën 90-ditëshe të mbikëqyrjes së shtuar për të siguruar që ndonjë rast i ri të identifikohet sa më shpejtë para se të përhapet sërish”, theksohet në deklaratën e OBSH-së.

Sipas OBSH-së, mbi 2.536 nga 3.804 persona të infektuar kanë humbur jetën nga virusi i Ebolës në Guine.

“Kjo është hera e parë që Guinea, Liberia dhe Sierra Leone, ndaluan zinxhirët e transmetimit që ishin përgjegjës për nisjen e kësaj epidemie shkatërruese dy vjet më parë”, tha drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button