A janë këto modelet e reja të Samsung Galaxy S7?

Deri më sot është folur shumë për Samsung Galaxy S7 dhe për kohën e lansimit të modelit të ri të telefonit, për të cilin është thënë se do të lansohet më herët sesa zakonisht.

Por së fundmi online janë shfaqur edhe pamjet preliminare të Galaxy S7, që përfshijnë Galaxy S7 dhe Galaxy S7+.

Rrjedhjet e fundit të publikuara nga ITSkins shfaqin modelet preliminare të Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge me ekranin prej 5.2-inç, ndërsa Galaxy S7+ dhe S7 Edge+ do të vijnë me ekranin prej 6 inç.

Sa për lansimin e këtyre modeleve, pajisjet e reja të Samsung pritet të nisin në shkurt, në Kongresin Botëror Mobil, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button