Kongo, po rritet numri i rasteve të virusit të Ebolës

Së paku 74 raste të virusit të Ebolës janë regjistruar në shpërthimin e fundit në Republikën Demokratike të Kongos (RDK), njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas OBSH-së, deri më tani ka 74 raste, me 70 raste të konfirmuara dhe katër të mundshme, 32 vdekje dhe 28 të shëruar nga shpërthimi i 11-të i virusit të Ebolës në Mbandaka, provinca Equatare.

Për disa muaj, RDK ka luftuar disa sëmundje duke përfshirë, Kolerën, Ebolën, Fruthin.

Muajin e kaluar zyra e OBSH-së në vendin e Afrikës Qendrore tha se gjithsej 12.959 njerëz janë vaksinuar që nga fillimi i shpërthimit të 11-të të Ebolës në fillim të qershorit.

Rreth një milion njerëz po ashtu janë vaksinuar kundër kolerës në një fushatë pesë ditëshe që u nis në provincën e Kivu i Jugut të RDK-së në fund të muajit të kaluar.

OBSH po ashtu ka shprehur shqetësimin për shpërthimin e 11-të të Ebolës. Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se ka vendosur mbi 70 ekspertë në RDK për të mbështetur në luftën e saj kundër virusit.

OBSH dhe qeveria e RDK-së në qershor e shpallën vendin si të lirë nga shpërthimi i 10-të.

Duke filluar nga Kivu i Veriut më 1 gusht të vitit 2018, epidemia ishte shpërthimi i dytë më i madh në botë, dhe veçanërisht sfidues pasi ndodhi në një zonë aktive të konflikteve. Sipas OBSH-së ka pasur 3.470 raste, 2.287 vdekje dhe 1.171 të mbijetuar.

Ebola, ethe tropikale që për herë të parë u shfaq në vitin 1976 në Sudan dhe RDK, transmetohet te njerëzit nga kafshët e egra.

Ndërkohë autoritetet e RDK-së në Butembo, Kivu i Veriut të mërkurën njoftuan se plani i emergjencës i përdorur gjatë përgjigjes së Ebolës në Butembo do të përdoret po ashtu në luftën kundër pandemisë së koronavirusit në qytet i cili sapo ka regjistruar rastet e tij të para.

RDK deri më tani ka regjistruar 9.225 raste të koronavirusit, me 212 vdekje dhe 7.821 të shëruar, sipas Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button