RD e Kongos, u konfirmua vdekja e dytë nga ebola

Vdekja e dytë e lidhur me virusin ebola është konfirmuar në pjesën verilindore të Republikës Demokratike të Kongos (DRC), raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Viktima e së dielës ishte një vajzë 11-vjeçare, e cila ishte pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Referencës disa ditë më parë.

Gjatë javëve të fundit, asnjë rast i ri nuk ishte raportuar deri të premten e kaluar, kur një 26-vjeçar vdiq nga ebola në qytetin Beni, theksuan autoritetet kongoleze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në këtë mënyrë qeveria RD e Kongos nuk do të jetë në gjendje të deklarojë fundin e shpërthimit të ebolës, siç shpresohej, tha javën e kaluar shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Përhapja e fundit e ebolës në RD të Kongo që kur u shpall në gusht të vitit 2018 la më shumë se 2.200 persona të vdekur, me 3.310 raste të raportuara.

Ebola, sëmundje me ethe tropikale, e cila u shfaq për herë të parë në vitin 1976 në Sudan dhe DR të Kongos, mund të transmetohet te njerëzit nga kafshët e egra.

Ebola shkaktoi alarmin global në vitin 2014 kur filloi shpërthimi më i keq në botë në Afrikën Perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 11.300 personave dhe duke infektuar rreth 28.600, përfshirë Liberinë, Guinenë dhe Sierra Leonen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button