Shkup, shtatë minoren arrestohen për vjedhje

SPB Shkup ka arrestuar shtatë minoren të dyshuar se në periudhën prej 26 nëntorit të vitit 2013 deri më 4 shkurt të vitit 2014 kanë kryer 12 vjedhje të rënda në Qendër, prej të cilave një në shtëpi, ndërsa 11 në objekte afariste.

Siç deklarojnë nga MPB-ja, tre kanë hyrë me dhunë duke i hapur dyert e hyrjes ose dritaret me mjet të rëndë dhe nga objektet kanë marrë para, mallra teknike ose prodhime ushqimore të cilat pastaj ua kanë shitur personave të tretë, ndërsa paratë e fituara i kanë shpenzuar për nevojat e tyre.

Një pjesë e gjërave të paraqitura si të vjedhura janë gjetur gjatë bastisjeve në shtëpitë e tyre-pesë kompjuterë laptop, pesë shtëpiza të kompjuterëve, dy LCD monitorë, një LCD televizor, një DVD pleyer dhe dëgjuese, të cilat do t’u kthehen pronarëve.

Policia ka konfirmuar edhe përfshirje të tyre në edhe pesë vepra penale “marrje e automjeteve transportuese” të kryera në zonën e Shkupit, ndërsa në vijim është dëshmia e involvimit të tyre edhe në raste tjera të paraqitura të veprave penale “vjedhje të rënda”.

Pas dokumentimit të plotë nga SPB Shkup dio të vijojnë parashtresat e nevojshme nga Prokuroria.

MPB-ja informon se adoleshentët janë të njohur për policinë dhe shpesh janë paraqitur penalisht për vepra të kryera penale nga sfera e delikteve pronësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button