FFK-ja ende nuk e ka konfirmuar miqësoren

Deri të martën Federata e Futbollit e Kosovës duhet ta lajmëroj FIFA-n se me kë do të luaj Përfaqësuesja e Kosovës ndeshje miqësore më 5 mars.

Por, shtëpia e futbollit kosovar ende nuk e ka zyrtarizuar miqësoren e paralajmëruar për t’u zhvilluar në Mitrovicë ndërmjet Kosovës dhe Xhamajkës, shkruan Arena.

“Kosova do të luaj më 5 mars, por ku dhe ndaj kujt, mbetet të shihet. Pra, Xhamajka ende nuk është kundërshtari zyrtar, sepse akoma s’kemi marrë konfirmim nga kompania e autorizuar për të na aranzhuar ndeshjen, e cila në opsion i ka edhe dy-tri skuadra tjera. Me këtë kompani po merret ekskluzivisht FFK-ja në krye me Fadil Vokrrin. Ne besojmë se shpejt do ta marrim konfirmimin dhe do të njoftoheni me kohë”, tha nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button