OSBE-ja do të hulumtojë lirinë e mediave në Maqedoni

Përfaqësuesja e OSBE-së, për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, është për vizitë në Maqedoni për të biseduar për lirin e mediave me përfaqësues të qeverisë, organizatat qeveritare dhe me mediumet.

Mijatoviq, sot do të takohet më përfaqësues të mediave, por pa pranin e mjeteve të informimit.

Të martën Dunja Mijatoviq, do ët takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ministrin për shoqëri informatike dhe administratë Ivo Ivanovski. Në takim do të bisedohet për çështjet aktuale lidhur me lirinë e shtypit.

Mediat dhe liria e mediave deri më tani është kritikuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, të cilët me analizat e tyre radhitnin Maqedoninë në vende të ulëta sa i përket liris së shtypit.

Pakënaqësia e këtyre organizatave u referohet , kryesisht ngjarjeve të 24 dhjetorit të vitit 2014 kur gazetarët u larguan nga Parlamenti, burgosjes së gazetarit Tomisllav Kezharovski si dhe pakënaqësia për punën e servisit shtetëror TVM.

Lajme të ngjashme

Back to top button