Maqedoni, lirohet benzina dhe dizeli

Benzina prej sonte në mesnatë do të lirohen për një denar, ndërsa dizeli për tre denarë, vendosi sot Komisioni rregullativ për energjetikë.

Një litër EUROSUPER BS­95 do të shitet për 61,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS­98 për 63,50 denarë. Çmimi i ri i EURODIZEL (D­E V) do të arrijë 43,50 denarë. Ekstra vaji i lehtë për amvisëri lirohet për 3,5 denarë dhe do të kushtojë 32 denarë për litër.

Çmimi i mazutit M­1 NS zvogëlohet për 1,774 denarë për kilogramë dhe do të arrijë 15.969 denarë. Komisioni rregullativ për energjetikë e konfirmoi çmimin e ri të karburantit në bazë të lëvizjeve të çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursin e denarit në raport të dollarit në 14 ditët e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button