Civili shpallë zonë të lirë

Në prag të festimeve të Vitit të Ri, CIVIL – Qendra për Liri-i fton të gjithë qytetaret dhe  qytetarët dashamirës në Zonën e lirë, për të folur edhe një herë për organizimin e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike, dhe realizim të lire për votim të drejtë.

CIVIL do ta shpallë zonën e lirë në mjediset e organizatës të martën, 29 dhjetor,  prej në ora 13 deri më  orën 16. Ata ftojnë të gjithë qytetarët dhe qytetaret, mediat, organizatat joqeveritare, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit të CIVILIT.

Për zonën  e lire të CIVILIT mund  të informoheni  në info-stendat nga e  hëna dhe e marta, më 28 dhe 29 dhjetor, me fillim në orën 12, në rrugën Vasil Gllavinov tek vendkalimi Paleta. Në stendat e CIVILIT qytetarët dhe qytetaret do e kenë mundësinë të informohen  për mënyrat e kyçjes së tyre aktive në mbrojtjen e të drejtës votuese dhe në përgjithësi, të drejtat e njeriut,

“Zona e lirë për njerëz të lirë, të vetëdijshëm dhe të përkushtuar në realizimin e të drejtave të garantuara kushtetuese! Ejani të përgatitemi së bashku për zgjedhje të lira dhe të vetëdijshme për ta mirëpritur Vitin e Ri 2016”, porosisin nga CIVIL.

Zona e Lirë është aktivitet i Civilit – Qendra për Liri, e cila është zbatuar si pjesë e projektit “E drejta ime për votim”, qëllimi i të cilit është që të informojë dhe ti edukojë qytetarët për realizimin e të drejtave të tyre në lidhje me zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button