Moti sot në Maqedoni

Moti sot kryesisht do të jetë i ngjashëm me atë të ditëve të kaluara. Me temperatura të ulëta dhe me mjegulla do të karakterizohet paraditja e sotme, ndërkaq me qiell të kthjellët dhe me vende-vende me periudha të kohëpaskohshme të diellit do të jetë moti gjatë ditës, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga -4 deri më 0 gradë celsius në mëngjes, ndërkaq gjatë ditës pritet të njëjtat të arrijnë deri më 15 gradë celsius.

Shkupi gjithashtu do të ketë mot të ngjashëm. Me temperatura të ulëta dhe mjegulla gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës pritet që moti të jetë më i kthjellët.

Temperaturat në Shkup do të lëvizin nga -2 deri më 1 gradë celsius paradite, ndërkaq pasdite pritet që të lëvizin nga 6 deri më 12 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button