Ajri i ndotur: Gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik të qëndrojnë në shtëpi

Qeveria në seancë të jashtëzakonshme, ka diskutuar për nivelin e rritur të ndotjes së ajrit, pas çka ka miratuar konkludime dhe rekomandime, njofton Portalb.

Prej atje informojnë se rekomandohet të gjithë të punëdhënësit në Shkup dhe Tetovë t’i lirojnë nga obligimet gratë shtatzëna, personat mbi moshën 60 vjeçe me probleme kardiovaskulare dhe respiratore si dhe personat nën moshën 60 vjeçe me astmë dhe sëmundje në mushkëritë e bardha deri më 4 janar.

Qeveria iu rekomandon qytetit të Shkupit dhe komunës së Tetovës që t’i intensifikojnë aktivitetet për pastrimin e rrugëve, në veçanti rreth ndërtimoreve. Më pas, në suazat e kontrolleve në territorin e Shkupit dhe Tetovës, të jepet rekomandim për punë të reduktuar të kapaciteteve industriale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button