Edhe Stoke City e fitoi Unitedin

Stoke City e ka mposhtur Manchester Unitedin, me rezultat 2-0, të shtunën në ‘Britannia Stadium’, në javën e 17-të të Premier Ligës. Skuadra e Xherdan Shaqirit ka arkëtuar tri pikë të mëdha në duel me ‘Djajtë e Kuq’, duke dridhur seriozisht karrigen e Louis Van Gaalit.

Stoke City mjaft mirë e nisi sfidën kundër Unitedit, dhe vetëm pas 20 minuta lojë përmes Bojan Kerkiç kaluan në epërsi prej 1-0. Nikoqirët nuk u ndalën më kaq, dhe në minutën e 36-të me anë të marko Arnautoviç dyfishuan rezultatin në 2-0, rezultat më të cilin ekipet shkuan në pushim.

Raste për gola kishte edhe në pjesën e dytë nga të dy skuadrat, por gol më nuk kishte. Në radhët e Stoke Cityt titullar ishte edhe mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili bëri paraqitje të kënaqshme, duke luajtur 65 minuta.

Pas kësaj fitore, Stoke Cityt ngjitët në pozitën e tetë më 26 pikë, kurse, United renditet në vendin e gjashtë më 29 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button