Digjet qëllimisht shtëpia e Bill Klinton (Video)

Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin dhe kanë djegur shtëpinë e fëmijërisë së ish- presidentit amerikan Bill Klinton.

Lajmi bëhet i ditur nga kanali televiziv CNN sipas të cilit, autoritetet e shtetit Arkansas në SHBA njoftuan djegien e qëllimshme të shtëpisë së fëmijërisë së Bill Klinton ish- presidentit amerikan në qytetin Hope.

Autorët e zjarrit menjëherë kanë hipur në motor dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në kërkim të autorëve të këtij akti ndërkohë që zjarrfikësit kanë arritur të kontrollojnë flakët. Shtëpia e fëmijërisë së Bill Klinton digjet në kohën kur bashkëshortja e tij Hillari Klinton kandidon për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, garë e cila është në tensione të ashpra me kandidatin republikan për zgjedhjet presidenciale Donald Trump.

Klinton, javën e kaluar deklaroi se Donald Trump me idetë e tij ekstremiste është kthyer në faktorin më serioz për rritjen e ISIS-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button