Shitje dhe fitime të dobëta për Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Plus

Kërkesa e pamjaftueshme për modelet e fundit të telefonave të saj kryesor, përkatësisht Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Plus si dhe kosto më të larta të marketingut kanë bërë që Samsung të bie me shitjet dhe fitimet e saj në periudhën prej muajve prill-qershor.

Fitimi neto në kompani ishte 49 miliardë dollarë, apo për 8 për qind më i ulët me periudhën e njëjtë e një viti më parë, ndërsa shitjet ranë 7 për qind, tha kompania të mërkurën.

Shifrat janë në përputhje me pritjet e publikuara nga Samsung në fillim të këtij muaji.

Në tregun global të telefonave mobil, një zonë e udhëhequr nga Samsung deri kohët e fundit, popullariteti i Apple iPhone 6 dhe 6 Plus dhe rritja e telefonave me kosto më të ulët nga kompanitë kineze e ka shtrydhur kompaninë Samsung në të dyja segmentet e tregut ku ajo do të duhej të rritej.

Kompania tha se shitjet e Galaxy S6 dhe S6 Edge ishin më të ulëta se sa pritej, transmeton Telegrafi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button