Ronaldo: Shumë shpejt, Neymar si Messi e Cristiano

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Ronaldo është i bindur se Neymar do të jetë një nga lojtarët më të mirë amerikano jugorë, nëse do të vazhdojë të ecë në rrugën e mbarë që ka nisur.

Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Realit të Madridit mendon se emri i Neymar do të shënohet në faqet e historisë së futbollit, si një nga brazilianët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ky vit në fakt ka qënë shumë i mbarë për 21-vjeçarin deri tani, shkëlqeu në Kupën e Konfederatave me Selecaon dhe më pas vlerat e tij i ka afirmuar ndeshje pas ndeshje te Barcelona e veçanërisht në javët e fundit në mungesë të Lionel Messit.

“Eshtë fakt se Neymar shumë shpejt do të konsiderohet një lojtar i madh në arenën botërore. Emri i tij do të jetë në histori si një nga futbollistët brazilianë më të mirë. Eshtë në rrugën e duhur, është karizmatik dhe e di shumë se çfarë duhet të bëjë për të patur sukses”.

Fenomeni Ronaldo pohoi më tej se Neymar është ende një nivel poshtë Messit e Cristianos, por me shpejtësi marramendëse po u afrohet dy lojtarëve më të mirë të botës dhe sipas tij, brenda pak vitesh ai do të jetë i barabartë përkrah tyre./ supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button