Protesta para komunës në Strugë

Banorët e fshatit Podgorcë në komunën e Strugës dje protestuan para objektit të komunës duke kërkuar nga ky institucion që ta tërheq vendimin që me ujësjellësin e fshatit si dhe cështjet e tjera komunale të menaxhoj Ndërmarrja komunale ‘’Higjiena ‘’ nga Llabunishti.

Qindra banorë të Podgorcës mes së cilëve qëndronte edhe kryetari i PAE-së, Fiat Canovski dhe deputeti i kësaj partie në parlamentin e Maqedonisë, kërkonin që para tyre të dalë kryesuesi i këshillit komunal, Abdulla Qazimovski drejtë të cilit vunë më shumë theksin gjatë kësaj proteste. “Karton të kuq për Abdullain”,  ishte një nga thirrjet më të shpeshta që dëgjoheshin nga protestuesit, gjithashtu një pjesë e protestuesve në disa raste bërtisnin Vevçani, Vevçani.

Organizatorët e protestës dorëzuan në komunë një peticion në të cilin parashtronin dy kërkesa kryesore nga komuna dhe atë:
– Ndryshim të vendimit jolegjitim të marrë nga këshilli komunal i Strugës, i cili është në kundërshtim me interesat e banorëve të Podgorcit.

– Takim të kryetarit të komunës me qytetarët e Podgorcit, në Podgorcë me temë, Menaxhim me rrjetin e ujvsjellësit dhe punët tjera komunale në podgorcë.

Organizatorët e protestës thanë se tani do të presin masat që do të marrë komuna në lidhje me këtë rast, ndërsa nëse gjendja nuk ndryshon, ato paralajmëruan se do ndërmarrin masa më radikale për të zgjedhur këtë problemetikë

Në fund të protestës, pjesmarrësit para derës hyrëse të komunës, në mënyrë ironike hodhën disa bankonta denarësh, të cilat i dedikuan për kryetarin e këshillit të Strugës Abdulla Qazimovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button