Shuhet familja në një aksident tragjik në Kakavijë, ktheheshin në Shqipëri për festat
Një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku pjesëtarët e një familje kanë humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur 2 km larg pikës kufitare të Kakavijës në tokën greke. Mësohet se tre pjesëtarë të një familje, prindërit me moshë rreth 30 vjeç dhe djali i tyre 2 vjeç kanë gjetur vdekjen. Mediat greke bëjnë të ditur se aksidenti u shënua mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00.
Mediat greke bëjnë të ditur se makina ku udhëtonte familja, me një automjet tip “Suzuki”, është përplasur me një mjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga duke u përplasur me një masiv shkëmbor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tre pjesëtarëve.
Nga të dhënat e para mësohet se familja e aksidentuar është nga Gjirokastra. Policia greke ka nisur hetimet, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit “Haxhikosta” në Janinë, informon Shekulli.
Familja po kthehej në Shqipëri për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Nga të dhënat e para mësohet se familja e aksidentuar është nga Gjirokastra.