Roger Federer, baba për herë të tretë (FOTO)

Tenisti i famshëm Roger Federer dhe bashkëshortja e tij Mirka presin fëmijën e tretë së bashku. Cifti ka dy vajza binjake të cilat kanë lindur në korrik të vitit 2009.

Federer shkroi në Twitter: “Mirka dhe unë jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju një lajm të mrekullueshëm: Myla dhe Charlene do të bëhen motra të mëdha në vitin 2014. Gëzuar festat!”

Tenisti 32-vjeçar mban rekordin e Grand Slam-eve të fituara në karrierë (17) dhe ka qëndruar në krye të renditjes ATP më shumë javë se çdo tenist tjetër në histori.

Roger Federer është një nga të paktët atletë që tejkalojnë sportin dhe kjo u tregua gjatë një sondazhi me 50 mijë persona nga 25 vende të ndryshme të Botës që u zhvillua dy vite më parë. Në një listë me 54 personazhe të shquar nga fusha të ndryshme të jetës, vetëm Nelson Mandela ishte më i respektuar se ai./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button