Gostivar, theret me thikë një i ri

16 vjeçari nga fshati Dobërdoll i Gostivarit mbrëmë është therur me thikë në stomak pasi ai bashkë me një shok ishin rrahur me dy persona tjerë nga fshati Toplicë.

Sipas kumtesës së Policisë së Gostivarit, afër Pallatit të Kulturës në këtë qytet, i plagosuri dhe një shok i tij rreth orës 19 kanë nisur një konflikt verbal pastaj edhe fizik me 21 vjeçarin E.Xh dhe 22 vjeçarin T.L nga Toplica.

Gjatë përleshjes T.L ka nxjerur thikën dhe ka therur 16 vjeçarin në pjesën e barkut dhe kanë ikur.

Policia menjëherë ka arritur në vendngjarje, ndërsa 16 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetë në Spitalin Klinik të Shkupit. Policia ka arrestuar dy personat nga fshati Toplicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button