Pushimi i nxënësve në shtatë shkolla të Shkupit nuk fillon të hënën, Qeveria refuzon kërkesën

Komuna Qendër bën me dije se Ministria e Arsimit e ka refuzuar kërkesën e komunës që fëmijët e shtatë shkollave fillore që i përkasin komunës Qendër të ndërpresin nga e hëna mësimin shkaku i ndotjes së madhe të ajrit.

“Fatkeqësisht, kërkesa jonë është refuzuar, ndërsa vërehet se niveli i ndotjes së ajrit është ende alarmant. Ministria e refuzoi kërkesën tonë që pushimi dimëror të vazhdohet pas 21 janarit, në qoftë se niveli i ndotjes së ajrit nuk është reduktuar”, thonë nga Komuna Qendër.

Ndryshe, Kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski, të mërkurën lëshoi kërkesë deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që për fëmijët e shtatë shkollave fillore të komunës pushimi të fillojë nga e hëna, që i bie 28 dhjetor.

Kjo kërkesë është për shkak të rezultateve të dalura nga matja e ndotjes së ajrit nga ana e Ministrisë së Mjedisit, rezultate që tregojnë se dhjetë ditët e fundit në komunën Qendër ka rritje të madhe të grimcave PM5 dhe PM10 në ajër.

Tetovë gjithashtu nxënësit janë më në pushim shkaku i ndotjes së ajrit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button