AI: Shteti islamik disponon arsenal të jashtëzakonshëm

Organizata “Amnesti Interneshënall” (AI) në raportin e saj më të ri thekson se pjesëtarët e Shtetit Islamik posedojnë arsenal të madh dhe të shumëllojshëm me armë, lajmëroi Tanjug.

Në raportin e AI-së theksohet se xhihadistët shfrytëzojnë armë dhe municion që janë ndërtuar dhe prodhuar në të paktën 25 vende të botës, duke e përshirë SHBA-në, Rusinë, Gjermaninë, Francën, Kinën dhe Britaninë e Madhe.

Hulumtimin që e publikoi organizata qeveritare britanike “Conflct Armament Research” (CAR) për situatën në Irak dhe Siri, gjithashtu, tregon se xhihadistët kanë përfshirë rezerva të mëdha dhe ltë shumëllojshme të armëve.

Xhihadistët në furnizimin e armëve mbështeten në tregun e zi irakian, por fillimisht në armët e konfiskuara nga armiqtë e tyre.

Te pjesëtarët e SHI-së në përleshjen e Lindjes së Afërt shpesh herë mund të shihet pajisje amerikane “hamer” dhe ato të jenë të konfiskuara nga xhihadistët të cilët, sërish, këtë pajisje e kanë konfiskuar në përleshje të tjera.

Në pikëpyetje, gjithashtu është, edhe arma amerikane e vjedhur nga ushtria irakiane, por ky nuk është burimi i vetëm për furnizim për xhihadistët.

Vendet e tjera nga të cilat vijnë armët janë Rusia, aleati shumëvjeçar i presidentit sirian Bashar al Asad, por edhe të tjerë të cilët paraqiten si befasi, siç është municioni koreanoverior i gjetur në Siri në vitin 2014.

Hulumtuesit e CAR, kanë hasur në plumba aq të vjetër që shtetet të cilat i kanë prodhuar më nuk ekzistojnë, siç është rasti me municionin çekosllovak.

Te xhihadistët është gjetur edhe municion iranian, por edhe municioni me të cilin Arabia Saudite i ka furnizuar grupet kryengritëse siriane në njëfarë mënyre ka arritur në duart e islamikëve.

Njëkohësisht, në bazë të disa incizimeve mund të shihet se islamikët kanë edhe armë të NATO-s, por edhe armë që datojnë nga koha e Luftës së Ftohtë dhe nga vendet e Paktit të Varshavës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button