Moti sot në Maqedoni

Moti sot, në të premten e fundit për këtë vit, thuajse në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë me mjegulla dhe vranësira mesatare, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që në vendet më të larta të ketë paraqitje të diellit, njofton Portalb.

Mëngjesi i sotëm do të jetë me nivel zmadhuar të mjegullave, ku largpamësia në disa vende do të jetë hiç më shumë se 15 metra.

Temperaturat do ë sillen nga -4 deri më 2 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat do të arrijmë deri më 15 gradë celsius gjatë ditës.

Edhe Shkupi sot do të jetë kryesisht më mjegulla dhe vranësira mesatare gjatë mëngjesit, ndërkaq pritet që moti të jetë më i kthjellët gjatë ditës.

Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri më 0 gradë celsius gjatë mëngjesit, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat do të arrijnë deri më 11 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button