Edhe një zhvendosje e kufinjve të çmendurisë mediatike

[Recension: Inçizime tmerruese nga sulmet e kafshëve të egra mbi njerëzit, disa mezi mbijetuan e disa patën fat të tillë]

Në përgatitjet për këtë recension patëm kohë të mjaftueshme të mendojmë dhe të racionalizojmë që të vijmë deri te motive e redaksisë që të publikojë një përmbajtje të këtillë. Kuptohet, nuk arritëm shumë larg nga përshtypja e parë se bëhet fjalë për përzgjedhje të qëllimshme të temave senzacionaliste, me qëllim që të sigurohen më tepër klikime dhe lexueshmëri.

Ky përfundim përputhet edhe me mendimin e lexuesit tonë, i cili propozoi që të recensohet ky “produkt gazetareskt”. Nuk do t’i përmendim komentet eksplicite të lexuesit, por do t’ua përcjellim vetëm një konstatim të qëndrueshëm të tij: “Për çdo ditë i zhvendosin kufinjtë e çmendurisë që sundon në sferën “mediatike”.”

12232015-Sitel-Uzasni-SnimkLinku deri te artikulli origjinal: Inçizime tmerruese nga sulmet e kafshëve të egra mbi njerëzit, disa mezi mbijetuan e disa patën fat të tillë

Data dhe koha e publikimit: 21.12.2015

Data e recensionit: 24.12.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

SENZACIONALIZËM

Domethënë përveç senzacionalizmit dhe atraksionit që pritet të arrihet për shkak të neveritëse, kjo përmbajtje nuk ka asnjë element që ia vlen të jetë informatë e vlefshme mediatike. nuk ka risi, për shkak se videoja  të cilës i referohet kjo përmbajtje dhe nga e cila janë shkëputur fotografitë, është publikuar në vitin 2013. Përvep kësaj, kush e di se prej kur janë edhe fotografitë që janë përdorur në video-kompilimin të cilit i referohet media.

Asnjë nga ato fatkeqësi nuk ka ndodhur në Maqedoni, me çka është eliminuar edhe një kriter tjetër për të pasur informatë të vlefshme mediatike. E kështu me radhë, e kështu me radhë… sa do që të gjurmoni që të gjeni ndonjë element që do ta arsyetojë këtë përmbajtje, nuk keni për ta gjetur atë.

Kuptohet, këto kritere nuk janë të vetmet, nuk janë dobmë, mirëpo edhe liria më e madhe për formësimin e pakove mediatike me përmbajtje shqetësuese ka disa rregulla elementare që duhet të respektohen. Kështu, parasheh edhe neni 8 i Kodit të gazetarëve:

“Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi.”

Përveç që nuk duhet të ketë senzacionalizëm, duhet të ketë edhe paralajmërim të dukshëm dhe që vërehet menjëherë se bëhet fjalë për përmbajtje shqetësuese. Domethënë: i dukshëm, e jo i fshehur diku në brendi të tekstit, siç është bërë në përmbajtjen që e recensojmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button