Ribotohet në Gjermani libri i Hitlerit “Mein Kampf”

A mund t’i shërbejë “Mein Kampf”, manifesti 70 – vjeçar i liderit nazist Adolf Hitler, historisë bashkohore së Gjermanisë? Shoqata e Mësuesve në Gjermani mendon se po, me argumentin se do të imunizojë përballë ekstremizmit politik.

Pas një pune tre vjeçare të akademikëve në Institutin e Historisë Bashkëkohore në Mynih, libri prej 2000 faqesh, i ndarë në dy vëllime, do të dalë në treg në muajin Janar.

E drejta e autorit, që mbahet nga Landi i Bavarisë përfundon në fund të këtij viti, çka i hap rrugë publikimit të botimit kritik, me 3500 shënime.

Hitleri e shkruajti “Mein Kampf”, gjatë viteve 1924 – 1926 dhe libri i tij paraqet një përzierje të eksperiencës personale dhe ideologjisë politike, që ai e nënvizonte si strategjinë e tij.

Librin ishte “bestseller” pasi ai erdhi në pushtet në vitin 1933. Deri në vitin 1945 kishte shitur 12 milionë kopje dhe ishte përkthyer në 18 gjuhë të botës.

Opinioni gjerman është tejet i përçarë për botimin e librit, komuniteti hebraik shprehet i lënduar, ndërsa autoritetet gjermane e kanë bërë të qartë: “Kushdo që rishtyp versionin origjinal do të jetë subjekt i ligjeve në fuqi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button