Propozimi-ligji për themelimin e Universitetit të ri kalon në seancë plenare

Komisioni parlamentar për arsim dhe shkencë i ka dhënë dritë jeshile Ligjit për universitetin e ri “Nënë Tereza” në Shkup. Anëtarët e Komisionit nuk e kanë pranuar amendamentin e PDSH-së, që në Ligjin për universitetin e ri të vendohet amendament me çka do të precizohet se gjuha shqipe është gjuhë pune në Universitetin e ri të Shkupit, raporton Portalb.

Deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi propozoi amendament me qëllim precizimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

“Ne me amendament kërkojmë që nenit 1 ti shtohet neni 1A, ku precizohet dhe thuhet se gjuha shqipe është gjuhë pune dhe gjuha e vetme që do të udhëhiqet ky universitet i lartë shkencor”.

Ndërsa nga ana tjetër Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi ka thënë se veçmë është definuar se në çfarë gjuhe do të zhvillojë punën universiteti i ri.

“Është definuar se në cilën gjuhë do të punojë universiteti. Universiteti do të punojë në gjuhën shqipe, maqedone dhe atë angleze”, ai më tej ka shtuar se elaboratet për hapjen e universitetit janë të përgatitura. Ministri ka thënë se pret që universitetet tjera të ndihmojnë në konsolidimin e universitetit të ri.

Arsyetimet e ministrit Ademi, nuk i ka pranuar deputeti i PDSH-së Ibrahimi. Sipas këtij të fundit BDI ka 14 vjet që po funksionon me gjysmë të vërteta.

“Ju ministër në deklaratën e parë theksuat se universiteti do të jetë në gjuhën shqipe, pastaj doli kryeministri dhe ju përgënjeshtroi, se universiteti do të jetë në tre gjuhë”, theksoi Ibrahimi.

Ligji për Universitetin e ri të Shkupit pritet të miratohet së shpejti edhe në seancë plenare dhe të hyjë në fuqi./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button