Janeva do të vendosë për pagat e prokurorëve publik

Komisioni për sistem politik në kuvend ka miratuar amendamentin me të cilën prokurores speciale Katica Janeva do ti mundësohet që ajo të vendos për pagat e prokurorëve publik, njofton Alsat.

Amendamenti u iniciua nga shumica parlamentare, pas kritikave të shumta të Janevës se ligji për pagat e prokurorëve publik përbënte ndërhyrje në autonominë e Prokurorisë Speciale, dhe i mundësohej kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski ai të vendos për pagat.

Komisioni për sistem politik miratoi edhe amendamentin që i mundëson prokurorit publik për hetimin e krimit të organizuar Ilievski të vendos për kontributet e prokurorëve. Hapi i sotëm i shumicës vjen gjithashtu pak ditë pasi VMRO DPMNE votoi kundër propozim- ligjit për shërbimin e prokurorisë publike, të cilën Janeva e kërkonte prej kohësh në mënyrë që të mund të punësonte personel ndihmën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button